

TIRANË – Është hedhur këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për kalendarin e sezonit të ri të Superligës Shqiptare. Ceremonia e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit përcaktoi rrugëtimin e 10 skuadrave elitare për edicionin e 88-të të kampionatit, i cili është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026 dhe të përfundojë më 9 maj 2027.
Ky sezon sjell ndryshime në strukturë dhe skemë. Gjashtë ekipet e para të renditjes do të luftojnë për titullin kampion në një fazë “play-off” me 10 javë, ndërsa katër skuadrat e fundit do të garojnë për mbijetesën në një fazë “play-out” prej 9 javësh. Skuadra që renditet në vendin e dhjetë bie direkt nga kategoria, ndërsa vendi i nëntë do të luajë një finale “play-out” me një ekip të Kategorisë së Parë.
Në elitë për këtë edicion rikthehen Skënderbeu dhe Laçi, të cilët plotësojnë dhjetëshen së bashku me Egnatian, AF Elbasanin, Vllazninë, Dinamo City-n, Partizanin, Tiranën, Vorën dhe Teutën. Sa i përket impianteve, Tirana dhe Partizani do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre si pritës edhe në stadiumin “Air Albania”, ndërsa Dinamo City do të luajë në “Elbasan Arena”, njësoj si AF Elbasani.
KALENDARI I PLOTË I FAZËS SË PARË:
Java 1
Partizani – Teuta
Laçi – AF Elbasani
Vllaznia – Skënderbeu
Dinamo City – Vora
Egnatia – Tirana
Java 2
Teuta – Tirana
Vora – Egnatia
Skënderbeu – Dinamo City
AF Elbasani – Vllaznia
Partizani – Laçi
Java 3
Laçi – Teuta
Vllaznia – Partizani
Dinamo City – AF Elbasani
Egnatia – Skënderbeu
Tirana – Vora
Java 4
Teuta – Vora
Skënderbeu – Tirana
AF Elbasani – Egnatia
Partizani – Dinamo City
Laçi – Vllaznia
Java 5
Vllaznia – Teuta
Dinamo City – Laçi
Egnatia – Partizani
Tirana – AF Elbasani
Vora – Skënderbeu
Java 6
Teuta – Skënderbeu
AF Elbasani – Vora
Partizani – Tirana (Derbi)
Laçi – Egnatia
Vllaznia – Dinamo City
Java 7
Dinamo City – Teuta
Egnatia – Vllaznia
Tirana – Laçi
Vora – Partizani
Skënderbeu – AF Elbasani
Java 8
Teuta – AF Elbasani
Partizani – Skënderbeu
Laçi – Vora
Vllaznia – Tirana
Dinamo City – Egnatia
Java 9
Egnatia – Teuta
Tirana – Dinamo City
Vora – Vllaznia
Skënderbeu – Laçi
AF Elbasani – Partizani
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






