

BERAT – Ndarja e parakohshme nga jeta e 15-vjeçarit Fatjon Sadushaj, i cili u mbyt një ditë më parë në lumin e fshatit Orizaj në Berat, ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe bashkëmoshatarët e tij.
Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, një nga shoqet e klasës së të ndjerit ka shprehur trishtimin për humbjen e shokut të tyre.
"Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë dhe lënë gjurmë që nuk fshihen kurrë. Fatjoni ishte një prej tyre. Largimi yt na la një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.
Është e padrejtë të flasim për ty në kohën e shkuar. Ende duket e pabesueshme që nuk je më mes nesh. Kujtimet, buzëqeshja dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona.
Do të na mungosh në çdo bisedë, në çdo të qeshur dhe në çdo moment që dikur e ndanim bashkë. Nuk do të harrohesh kurrë, sepse njerëzit si ti jetojnë përherë në kujtimet e atyre që i deshën.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve. U prehsh në paqe, Fatjon. Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin. Ishe një shok fantastik", shkruan ajo.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të dielën, më 12 korrik, kur adoleshenti hyri në lumin e fshatit Orizaj për t’u freskuar. Ai po punonte në arë së bashku me të atin, kur u rrëmbye nga rrjedha e lumit.
I ati ndërhyri menjëherë duke u futur në ujë për ta shpëtuar, por pasi arriti ta nxirrte në breg, 15-vjeçari ishte pa shenja jete.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






