Transmetuar më 13-07-2026, 10:45

SHKODËR – Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi.

64-vjeçari ka dalë sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, pas ngjarjes së rëndë të regjistruar më 9 korrik në qytetin e Shkodrës. Gjatë seancës gjyqësore, i dyshuari ka zgjedhur të mos japë asnjë dëshmi, duke mos shfaqur asnjë reagim për krimin.

Mbrojtja e 64-vjeçarit ka pretenduar se ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikike, duke kërkuar zyrtarisht nga gjykata kryerjen e një ekspertimi psikiko-ligjor për të përcaktuar gjendjen mendore të të dyshuarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë brenda banesës së çiftit, ku Shtjefën Ziçi dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij. Ndërkohë, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e motiveve të këtij krimi të rëndë në familje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit