Transmetuar më 13-07-2026, 09:46

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, teksa godina e institucionit është blinduar nga masa të shtuara sigurie. I gjithë perimetri i Parlamentit është rrethuar me një gardh metalik, duke bllokuar plotësisht hyrjen kryesore të godinës.

Si pasojë e këtyre masave të jashtëzakonshme, deputetët e Partisë Socialiste janë detyruar të futen në ambientet e brendshme përmes hyrjes anësore, e cila ndodhet në krahun e Akademisë së Shkencave.

Strukturat e sigurisë i kanë pozicionuar gardhet metalike përgjatë të gjithë perimetrit të institucionit, duke krijuar një distancë të sigurisë mes godinës parlamentare dhe sheshit kryesor.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit