

ITALI – Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari me origjinë shqiptare. Viktima është identifikuar si shtetasi Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte dhe banonte në Concesio.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së dielës, më 12 korrik, në zonën e Bezzecca-s. Sipas të dhënave të para nga mediat italiane, Domi po udhëtonte me një motoçikletë në momentin kur u përplas fatalisht me një automjet, i cili drejtohej nga një grua 67-vjeçare.
Dëshmitare e kësaj tragjedie ka qenë partnerja e 42-vjeçarit, e cila po udhëtonte po ashtu me motoçikletë rreth 100 metra pas tij. Për shkak të goditjes jashtëzakonisht të fortë, shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa drejtuesja e automjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e emergjencës mjekësore dhe Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet e plota për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti
fatal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






