Transmetuar më 13-07-2026, 08:18

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen rëndë të një këmbësoreje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë.

E aksidentuara është identifikuar si Bajame Ramazani, rreth 75 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara po tentonte të kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën, duke kaluar trafikndarësen, kur është përplasur nga një automjet tip fuoristradë "Kia".

Si pasojë e përplasjes, 75-vjeçarja ka pësuar dëmtime tyë rënda.

"Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në fshatin Zhamë-Sektor, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur Bajame Ramazani 75-vjeçe që po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, e moshuara u transportua në gjendje kritike në Spitalin e Lushnjës dhe më pas tek ish Ushtaraku në Tiranë", thanë burime okulare.

Aksi Lushnjë–Rrogozhinë konsiderohet një nga segmentet rrugore ku aksidente të tilla janë të përsëritura.

Megjithëse në hyrje të fshatrave janë ndërtuar mbikalime për këmbësorët, shumë banorë vijojnë të kalojnë autostradën në mënyrë të parregullt, duke rrezikuar jetën e tyre.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit