

KURBIN – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Laç-Mamurras, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa automjete të parkuara pranë një pike karburanti.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar disa automjete, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar edhe në distributorët e pikës së karburantit.
Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






