Transmetuar më 13-07-2026, 07:50

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ku në fokus do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.

Në rendin e ditës janë përfshirë raportet e institucioneve kyçe, mes tyre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Banka e Shqipërisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Instituti i Statistikave (INSTAT), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH), Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe Enti Rregullator i Ujit (ERRU).

Seanca parashikon gjithashtu miratimin e procesverbaleve të seancave të mëparshme, njoftime si dhe diskutime për çështje të ngritura nga qytetarët në zonat zgjedhore.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare. Sipas qëndrimit të opozitës, deputetët demokratë do të bojkotojnë punimet e Kuvendit deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit