Transmetuar më 13-07-2026, 07:24

TIRANË – Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë i kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes do të ketë vranësira të pakta, herë pas here deri mesatare, kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Pas mesditës, moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Në zonat malore të lindjes priten reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formën e pikave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të forcohet herë pas here deri në 15 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit