Transmetuar më 12-07-2026, 23:20

Egli Tako ka ndarë disa nga rrëfimet më personale për jetën, dashurinë dhe marrëdhëniet në një intervistë për “Grida Duma Podcast”, ku foli edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe mënyrën se si e sheh sot botën.

Ajo tregoi se përvoja brenda shtëpisë së famshme është e vështirë për t’u kuptuar nga ata që nuk e kanë përjetuar vetë.

“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, u shpreh Egli, duke kujtuar presionin emocional dhe pasigurinë që shoqëron një eksperiencë të tillë.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për një periudhë të rëndësishme të jetës së saj sentimentale, duke thënë se kishte bërë një premtim ndaj partnerit të saj dhe nuk ishte tërhequr pas, pavarësisht gjykimeve që mund të vinin nga publiku.

“Në dashuri njerëzit nuk po i japin më kohë njëri-tjetrit”

Egli ndau edhe këndvështrimin e saj për marrëdhëniet moderne, duke theksuar se sot njerëzit shpesh nuk investojnë mjaftueshëm emocionalisht.

“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën”, tha ajo.

Sipas saj, në një marrëdhënie partnerja duhet të ndihet e përkëdhelur dhe e vlerësuar.

“Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha, jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqejë edhe partneri, sepse do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli.

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si disa persona përpiqen të ndërtojnë marrëdhënie përmes luksit dhe gjërave materiale, në vend që të fokusohen te lidhja dhe kujdesi emocional.

Ndryshimi fizik dhe pranimi i vetes

Egli foli edhe për ndryshimin e saj fizik, duke treguar se kishte zgjedhur të largohej nga pamja shumë muskuloze që kishte krijuar përmes palestrës.

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo, duke shpjeguar se sot ndihet më mirë me veten.

Në fund të intervistës, ajo foli edhe për jetën sentimentale, duke pranuar se i mungon të ketë një partner, veçanërisht në momente të caktuara si fundjavat.

Megjithatë, Egli theksoi se nuk do të pranonte një lidhje që nuk i sjell lumturi dhe qetësi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit