Transmetuar më 12-07-2026, 22:02

Protestuesit kanë përmbyllur fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së 43-të qytetare.

Gjatë tubimit, disa qytetarë morën fjalën në podiumin e ngritur përpara Kryeministrisë, ku shprehën shqetësimet e tyre dhe përsëritën kërkesat drejtuar institucioneve.

Marshimi është shoqëruar me thirrje si: "Rama, jep dorëheqjen!" dhe "Rama në burg, Berisha në burg!", ndërsa pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshime politike dhe institucionale.

Sipas organizatorëve, protestuesit vijojnë të kërkojnë plotësimin e pesë kërkesave të tyre, ndër të cilat dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa marshimi vijoi në disa prej akseve kryesore të Tiranës, nën mbikëqyrjen e forcave të Policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit