

TIRANA- Personi që po shihni në foto është Edmond Sula, 50-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në shtëpi. Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, viktima është qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm, i shkrepur me një armë me precizion të lartë, e pajisur me dylbi.
Një tjetër element që dëshmon planifikimin e detajuar të autorit është fakti se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çka lë të kuptohet se qitësi ka vepruar nga një distancë e konsiderueshme dhe me mjete të sofistikuara.
Në fokus të hetimeve është vënë aktiviteti i viktimës, i cili merrej me shit-blerje pronash. Policia po verifikon me përparësi konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari, duke e konsideruar këtë pistë si më kryesoren për zbardhjen e motivit të këtij krimi të rëndë.
Aktualisht, grupi hetimor vijon punën intensive për sigurimin e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes që ka shkaktuar tronditje në zonë
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






