

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në dalje të qytetit të Tepelenës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesit e të dy automjeteve dhe një pasagjer. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e mjeteve.
Ky është aksidenti i dytë i regjistruar gjatë ditës në qarkun e Gjirokastrës. Më herët, në kthesën e Viroit, në aksin Gjirokastër–Tepelenë, një motoçikletë u përplas me një kamion. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës pësoi dëmtime të rënda, duke humbur gjymtyrën e poshtme të majtë. Në vendngjarje ndërhynë fillimisht kalimtarë të rastit, të cilët i dhanë ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimeve emergjente.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






