

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë edhe seancën plenare të parashikuar për nesër në Kuvend, duke vijuar qëndrimin e saj politik në mbështetje të kërkesave të protestuesve.
Vendimi u është bërë i ditur deputetëve të grupit parlamentar përmes një njoftimi të brendshëm, ku theksohet se mungesa në seancë është në përputhje me vendimin e Grupit Parlamentar dhe qëndrimin e bërë publik më herët.
"Kolegë të nderuar! Ju njoftoj se nesër nuk do të marrim pjesë në seancën plenare, sipas vendimit të Grupit Parlamentar dhe qëndrimit të bërë tashmë publik", thuhet në njoftimin drejtuar deputetëve demokratë.
Kjo është seanca e dytë radhazi që deputetët e Partisë Demokratike bojkotojnë. Edhe në seancën e kaluar, opozita nuk mori pjesë, duke argumentuar se qeveria nuk kishte reflektuar ndaj kërkesave të ngritura nga protestuesit.
Partia Demokratike ka deklaruar se do të vijojë bojkotin e punimeve parlamentare deri në marrjen në konsideratë të kërkesave të protestuesve nga qeveria.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






