

Një mësues ishte ndër folësit në protestën e zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë, ku në fjalën e tij u ndal te roli i rinisë në të ardhmen e vendit dhe vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve në tubim.
Ai u shpreh se prania e ish-nxënësve të tij në protestë përbën "shpërblimin më të madh" të jetës si mësues, ndërsa i ftoi të rinjtë të mbeten besnikë ndaj vlerave të drejtësisë, së vërtetës dhe përgjegjësisë qytetare.
"Kam edukuar breza të tërë dhe më vjen mirë kur i shoh në protestë. Ky është shpërblimi më i madh i jetës sime. Ju ftoj të qëndroni besnikë ndaj të vërtetës, drejtësisë dhe dashurisë për vendin tonë. Shqipëria ka nevojë për të rinj që të mendojnë, të ndërtojnë dhe të flasin me përgjegjësi. Ju mbani shpresën gjallë", u shpreh ai.
Në fund të fjalës së tij, mësuesi iu referua edhe etiketimeve ndaj protestuesve, duke deklaruar: "Mbajeni flamurin lart, sepse jeni shqiponja. Sorra janë ata që ju quajnë juve sorra."
Protesta e kësaj të diele është e 43-ta me radhë e organizuar nga qytetarët, të cilët vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






