Transmetuar më 12-07-2026, 20:34

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e 43-të kanë nisur marshimin nga sheshi "Skënderbej" drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohen fjalimet e organizatorëve dhe përfaqësuesve të protestës.

Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshime politike dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe slogane kundër patronazhistëve dhe klasës politike.

Protesta, e cila vijon prej 43 ditësh, ka mbledhur qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim.

Tubimet kanë gjetur jehonë edhe jashtë Shqipërisë, ku shqiptarë të diasporës kanë zhvilluar protesta dhe aktivitete mbështetëse në disa vende të Europës, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit