Transmetuar më 12-07-2026, 18:36

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në zonën e kthesës së Viroit.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçiklist është përplasur me një maune, pasi dyshohet se ka hyrë në korsinë ku po lëvizte mjeti i tonazhit të rëndë.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe mësohet se ka humbur këmbën e majtë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor i Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe shkaqet që çuan në këtë përplasje të rëndë.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit