Transmetuar më 12-07-2026, 18:16

Këngëtari me famë botërore Kanye West ka reaguar pas koncertit të zhvilluar një natë më parë në Tiranë, duke falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mikpritjen.

Përmes një postimi në rrjetin social X, artisti amerikan shprehu mirënjohjen për organizimin e eventit dhe për ndërtimin e stadiumit "Eagle Stadium", i cili u ngrit posaçërisht për koncertin e tij.

"Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur", shkroi Kanye West në reagimin e tij.

Koncerti i artistit amerikan në Tiranë u shoqërua edhe me debate publike, veçanërisht për mbështetjen financiare prej 4 milionë eurosh të dhënë nga qeveria shqiptare për organizimin e aktivitetit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se kjo shumë përbënte një investim për promovimin e Shqipërisë dhe ndikimin ekonomik që një event i tillë mund të sjellë, duke theksuar se fondet shërbyen edhe për të ruajtur besimin ndaj vendit në sytë e turistëve dhe investitorëve të huaj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit