Transmetuar më 12-07-2026, 17:17

Ndeshja e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Egjiptit ka shënuar një rekord të ri për motorin e kërkimit Google, duke gjeneruar nivelin më të lartë të kërkimeve në historinë e platformës.

Lajmi është konfirmuar nga Nick Fox, nënkryetar i lartë i Google për Njohuritë dhe Informacionin, i cili bëri të ditur se motori i kërkimit regjistroi përdorimin më të lartë të të gjitha kohërave menjëherë pas golit të fitores së Argjentinës ndaj Egjiptit.

Rekordi u arrit pasi mesfushori Enzo Fernández realizoi golin që vulosi përmbysjen spektakolare të Argjentinës nga 0–2 në 3–2, duke siguruar kualifikimin e kampionëve në fuqi për në çerekfinale.

Në një reagim në rrjetin social X, Fox deklaroi se "Google Search theu të gjitha rekordet e mëparshme të përdorimit", duke e lidhur këtë rritje të jashtëzakonshme me interesin global që ka ngjallur Kupa e Botës. Megjithatë, kompania nuk publikoi të dhëna konkrete mbi numrin e kërkimeve apo metodologjinë e përdorur për matjen e rekordit.

Sipas raportimeve, menjëherë pas përfundimit të takimit, termat më të kërkuar në Google lidheshin me ndeshjen Argjentinë–Egjipt, Lionel Messin, Enzo Fernández dhe Kupën e Botës 2026.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit