Transmetuar më 12-07-2026, 17:14

Në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka ndërmarrë një nismë ndërgjegjësuese për sensibilizimin e qytetarëve dhe turistëve mbi rrezikun e zjarreve gjatë sezonit veror.

Në kuadër të kësaj nisme, efektivët e zjarrfikëses kanë ofruar ujë për freskim në sheshet e qytetit, duke përcjellë njëkohësisht mesazhe për kujdes të shtuar ndaj zjarreve në natyrë.

Përmes një thirrjeje publike, Shërbimi Zjarrfikës u ka kërkuar qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve, duke theksuar se edhe një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë pasoja të rënda për pyjet, mjedisin dhe sigurinë e njerëzve.

"Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë. Ju zgjidhni të mos ndizni zjarr", është mesazhi i përcjellë nga Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit.

Autoritetet vijojnë të bëjnë apel për përgjegjshmëri, duke qenë se temperaturat e larta dhe moti i thatë rrisin ndjeshëm rrezikun e shpërthimit dhe përhapjes së zjarreve në të gjithë vendin.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit