

Fluksi i shtuar i automjeteve ka shkaktuar radhë të gjata në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, ku dhjetëra drejtues mjetesh po presin për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut.
Sipas pamjeve të siguruara nga terreni, kolona e automjeteve shtrihet për disa kilometra, ndërsa lëvizja në pikën kufitare vijon me ritme të ngadalta.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar mbi shkaqet e krijimit të radhëve apo kohën e pritjes për udhëtarët.
Pritet që institucionet përgjegjëse të japin më shumë informacion lidhur me situatën dhe masat e marra për normalizimin e qarkullimit në këtë pikë kufitare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






