Transmetuar më 12-07-2026, 13:50

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Orizaj, në bashkinë e Beratit, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u fut në lumë për t’u larë.

Viktima është identifikuar si Fatjon Sadushi. Sipas informacioneve paraprake, ai kishte qenë duke punuar në arë së bashku me babanë e tij. Gjatë një pushimi, 15-vjeçari ka hyrë në lumë për t’u freskuar, por është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Babai i tij ka hyrë menjëherë në lumë në përpjekje për ta shpëtuar dhe ka arritur ta nxjerrë në breg. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore. Trupi i pajetë u transportua në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit