

Kanë mbetur vetëm tre ndeshje që edhe Botërori i 23-të të hyjë në historinë e futbollit. Në orët e para të së dielës, më 12 korrik, u mbyllën edhe dy çerekfinalet e fundit dhe tashmë kanë mbetur katër skuadra që do të luftojnë për titullin kampion bote.
Pas fitores së lehtë të Francës ndaj Marokut dhe triumfit të Spanjës ndaj Belgjikës në derbin e parë europian të çerekfinaleve, radha ishte për Anglinë dhe Argjentinën.
“Tre Luanët” mundën Norvegjinë 2-1 pas kohës shtesë, sajë paraqitjes së Jude Bellingham. Pak më vonë, Argjentina e Lionel Messit vuajti edhe një herë, por në fund arriti të thyente rezistencën e Zvicrës, po ashtu pas kohës shtesë, me rezultatin 3-1.
Kështu u formua edhe tabloja e thjeshtë e tri ndeshjeve të fundit, plus një ndeshje më pak vendimtare, të Botërorit 2026. Katër ish-kampionë bote do të përballen për trofeun “Jules Rimet”, me këtë program:
E martë, 14 korrik, ora 21:00: Francë – Spanjë
E mërkurë, 15 korrik, ora 21:00: Angli – Argjentinë
E shtunë 18 korrik 23:00: Finalja e vogël
E diel, 19 korrik, ora 21:00: Finalja
Rezultatet e çerekfinaleve
9 korrik: Francë – Marok 2-0
10 korrik: Spanjë – Belgjikë 2-1
12 korrik: Norvegji – Angli 1-2 pas kohës shtesë, koha e rregullt 1-1
12 korrik: Argjentinë – Zvicër 3-1 pas kohës shtesë, koha e rregullt 1-1
Të gjitha momentet kryesore të katër çerekfinaleve
Francë – Marok 2-0
Spanjë – Belgjikë 2-1
Norvegji – Angli 1-2 pas kohës shtesë, koha e rregullt 1-1
Argjentinë – Zvicër 3-1 pas kohës shtesë, koha e rregullt 1-1
Panorama e fazës me eliminim direkt të Botërorit
Faza e 32 skuadrave
28 qershor: Afrika e Jugut – Kanada 0-1 (A73)
29 qershor: Brazil – Japoni 2-1 (A76)
29 qershor: Gjermani – Paraguaj 1-1, 3-4 me penallti (A74)
30 qershor: Holandë – Marok 1-1, 2-3 me penallti (A75)
30 qershor: Bregu i Fildishtë – Norvegji 1-2 (A78)
1 korrik: Francë – Suedi 3-0 (A77)
1 korrik: Meksikë – Ekuador 2-0 (A79)
1 korrik: Angli – Kongo 2-1 (A80)
1 korrik: Belgjikë – Senegal 3-2 pas kohës shtesë, koha e rregullt 2-2 (A82)
2 korrik: SHBA – Bosnjë 2-0 (A81)
2 korrik: Spanjë – Austri 3-0 (A84)
3 korrik: Portugali – Kroaci 2-1 (A83)
3 korrik: Zvicër – Algjeri 2-0 (A85)
3 korrik: Australi – Egjipt 1-1, 2-4 me penallti (A88)
4 korrik: Argjentinë – Kepi i Gjelbër 3-2 pas kohës shtesë, koha e rregullt 1-1 (A86)
4 korrik: Kolumbi – Ganë 1-0 (A87)
Faza e 16 skuadrave
4 korrik: Kanada – Marok 0-3 (A90)
5 korrik: Paraguaj – Francë 0-1 (A89)
5 korrik: Brazil – Norvegji 1-2 (A91)
6 korrik: Meksikë – Angli 2-3 (A92)
6 korrik: Portugali – Spanjë 0-1 (A93)
7 korrik: SHBA – Belgjikë 1-4 (A94)
7 korrik: Argjentinë – Egjipt 3-2 (A95)
7 korrik: Zvicër – Kolumbi 0-0, 4-3 me penallti (A96)
Çerekfinalet
9 korrik: Francë – Marok 2-0 (A97)
10 korrik: Spanjë – Belgjikë 2-1 (A98)
12 korrik: Norvegji – Angli 1-2 pas kohës shtesë, koha e rregullt 1-1 (A99)
12 korrik: Argjentinë – Zvicër 3-1 pas kohës shtesë, koha e rregullt 1-1 (A100)
Gjysmëfinalet
E martë, 14 korrik, ora 22:00: Francë – Spanjë
E mërkurë, 15 korrik, ora 22:00: Angli – Argjentinë
Finalet
E shtunë, 18 korrik, ora 23:00: Finalja e vogël
E diel, 19 korrik, ora 22:00: Finalja
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






