

PEQIN- Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele pranë kryqëzimit të Gjocajt në aksin Peqin–Rrogozhinë, ku përplasja e fortë e dy automjeteve ka lënë të plagosur njërin prej drejtuesve.
Ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të një kalimi të gabuar të njërit prej mjeteve në rrugën kryesore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën mjekësore të dëmtuarit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti./
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






