Transmetuar më 12-07-2026, 09:51

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Klosit, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në lumin Mat. Viktima, i identifikuar si Erkin Lika, dyshohet se është rrëzuar gjatë një aktiviteti me litar pranë urës së Vashës dhe ka përfunduar në ujërat e lumit.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte duke kryer ngjitje me litar kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në lumë. Dyshohet se ai mund të ketë përfunduar në një zonë me gropa thithëse, çka ka vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta shpëtimi, përfshirë edhe palombarët e repartit RENEA, të cilët kanë nisur operacionin për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të kërkimit, deri në këto momente trupi i pajetë i 33-vjeçarit nuk është nxjerrë ende nga lumi. Operacioni vijon në zonën pranë urës së Vashës, ndërsa autoritetet po punojnë për përfundimin e kërkimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit