

Doha, 12 korrik 2026 – Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë aktivizuar sistemet e alarmit dhe mbrojtjes ajrore pas sulmeve me raketa dhe dronë të atribuuara Iranit, duke rritur më tej tensionet në rajonin e Gjirit.
Në Doha, kryeqytetin e Katarit, banorët raportuan shpërthime, ndërsa pamje nga zona treguan ndërhyrjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore për neutralizimin e objektivave në ajër.
Autoritetet e Katarit dërguan njoftime emergjente në telefonat celularë të qytetarëve, duke u kërkuar të qëndrojnë në ambiente të sigurta dhe të shmangin daljet deri në një njoftim të dytë.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të përballuar raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani. Ndërkohë, edhe në Bahrein u aktivizuan sirenat e alarmit, ndërsa Ministria e Brendshme u kërkoi qytetarëve të ruanin qetësinë dhe të strehoheshin në vende të sigurta.
Zhvillimet vijnë në një periudhë tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ku vendet e Gjirit kanë rritur masat e sigurisë dhe po monitorojnë nga afër situatën.
Autoritetet rajonale vijojnë vlerësimin e situatës dhe po marrin masa për mbrojtjen e popullsisë, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi dëmet apo pasojat e sulmeve.
🚨 URGENT WARNING Iranian Revolutionary Guard Corps (IRGC) Declares:To all neighboring countries: "The time for restraint is OVER!" ❤️🔥😱Iran will now target the infrastructure belonging to the American-Zionist enemy, the UAE, Saudi Arabia, Kuwait, Bahrain, Jordan, Qatar, and… pic.twitter.com/7n3aboSDkR
— Iranian Force (@MrImranPk) July 12, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






