

Pak pasi kaloi mesnata dhe hyri e diela e sotme, 50 vjeçar Edmond Sula po ecte në këmbë për tu kthyer në shtëpinë e tij në fshatin Bërxullë të Tiranës.
Por kthimi në banesë te familja nuk ndodhi kurrë sepse u përball me të shtëna arme zjarri që i morën jetën në vend.
Policia e Tiranës është e kursyer në informacion zyrtar ndaj nuk dihen shumë të dhëna mbi ekzekutimin e rëndë.
Ajo tha se "më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Sula alias Ali Sula, rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë".
Ndërsa shtoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






