

Tiranë, 12 korrik 2026 – Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bërxullë, në Vorë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, sot rreth orës 00:10, shtetasi me inicialet E. (A.) S., rreth 50 vjeç, dyshohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë në rrugë.
Viktima ishte në këmbë duke u kthyer në shtëpi dhe teksa po i afrohej asaj, u qëllua me armë zjarri nga persona të panjohur të cilët pasi e vranë ikën në drejtim të paditur.
Burime të tjera e identifikojnë viktimën si Edmond (Ali) Sula, ndërsa identiteti i plotë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën veprimet hetimore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle në zonë me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje. Hetimet vijojnë.
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






