Transmetuar më 12-07-2026, 07:40

Tiranë, 12 korrik 2026 – Shqipëria do të vijojë të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, bregdeti dhe zonat qendrore do të karakterizohen nga mot i kthjellët gjatë gjithë ditës. Në veri dhe lindje pritet të ketë vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë kalimtare.

Reshje lokale shiu me intensitet të ulët parashikohen në zonën e Alpeve dhe në verilindje, ku në intervale të shkurtra nuk përjashtohet edhe zhvillimi i shtrëngatave të izoluara. Po ashtu, në zonat malore të juglindjes dhe jugut mund të regjistrohen reshje të dobëta dhe afatshkurtra, ndërsa pjesa tjetër e vendit pritet të mbetet pa reshje.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Sipas MeteoAlb: Depërtimi më në thellësi i valës Afrikane drejt rajoni të Ballkanit do të bëjë që territori Shqiptar të përjetojë një mot mjaft të nxehtë; KU vlera ekstreme priten në zonat e mbishkodrës si edhe qarkun e Beratit duke shënuar vlera mbi 39 gradë celcius; NDERSA pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit KU më të fokusuara vranësirat do të jenë në skajin Verior – Verilindor duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten MBETEN të larta duke luhatur vlerat ditore nga; 16°C temperatura më e ulët deri në 38°C pritet maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë jo më shumë se 28 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit