

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të ekzagjeruara, humor krijues dhe ndryshime që po afrohen.
Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjnë shenjat sot vjen për të vendosur në rregull si gjërat, ashtu edhe ty.
Rubrika “Zodiaku Ekstrem” është këtu dhe le të durojë kush të mundet.
Dashi
BËJ: Vëri në peshore rreziqet dhe llogariti si një njeri që dëshiron të fitojë, jo si dikush që po e ha padurimi. Mbaj shënime nga bisedat dhe kontaktet e sotme, sepse aty fshihet informacioni që po kërkon. Organizo hapat e ardhshëm pa u nxituar dhe dëgjo vetëm ata që kanë diçka me vlerë për të të thënë.
MOS BËJ: Mos u hidh të luash kaubojin vetëm sepse të gudulis dëshira për të ndier adrenalinën. Mos thuaj “hë mo, e kam në dorë” pa kontrolluar më parë të dhënat. Mund të mos e kesh edhe aq në dorë, apo jo? Në dashuri, mos u nxito të investosh kohë apo energji në diçka që ende po merr formë. Në financa, mos investo as para.
Demi
BËJ: Mbaj pak distancë nga gjithçka dhe shiko më qartë se kush të qetëson dhe kush të bën nervat fije-fije. Shumë e rëndësishme! Merru më seriozisht me çështjet financiare dhe mendo më afatgjatë. Bëj disa sqarime me veten dhe jepu mendimeve pak më shumë kohë që të qartësohen, dakord?
MOS BËJ: Mos u ngjit pas dramave që i ke krijuar vetë në kokën tënde. Epo mirë! Që ke fantazi, këtë e dimë, por kaq shumë nuk e prisnim! Mos reago ashpër dhe në mënyrë impulsive vetëm sepse ndihesh nën presion. Gjithashtu, mos e shiko çdo gjë si kërcënim vetëm sepse ti je tashmë në tension. Problemi i kujt është ky tani?
Binjakët
BËJ: Vendos objektiva të rinj dhe sistemo çështjet e ndryshme që të shqetësojnë. Jo vetëm kaq, por gjithë situata ka nevojë edhe për pak program, apo jo? Në punë, shfrytëzo mundësitë për bashkëpunime të reja dhe biseda që mund t’u japin më shumë përmbajtje planeve të tua. Puno me zgjuarsi, jo vetëm me shpejtësi.
MOS BËJ: Mos vrapo sa majtas-djathtas pa plan, sikur të të ndjekë dikush. Të tjerëve s’u bëhet aspak vonë, gjithsesi! Mos e lejo mbingarkesën të të bëjë të nisësh dhjetë gjëra dhe në fund të mos përfundosh asnjërën, dakord? Në punë, mos nënvlerëso disa hollësi të vogla që, megjithatë, bëjnë diferencën e madhe.
Gaforrja
BËJ: Puno vetëm mbi çdo gjë që duhet të përfundohet ose të mbyllet njëherë e mirë. E gjithë kjo kërkon përqendrim absolut që të shkojë mirë, apo jo? Shumë e drejtë! Vendos përparësi dhe kushtoju vëmendje hollësive. Kanë peshë. Kujdesu të pushosh dhe ta zbrazësh pak mendjen. Ke shumë nevojë për këtë!
MOS BËJ: Mos u përpiq t’u vërtetosh të gjithëve se çfarë bën dhe si e bën. Mos e mbaj të gjithë peshën vetëm sepse “askush nuk e bën si unë”. Ngadalë, o mendjemadh! Mos arrij në kufijtë e tu vetëm nga kokëfortësia. Çfarë mendon se do të vërtetosh? Dhe kujt? Ke qejf të na e shpjegosh edhe neve? Lëre fare! E di… As që bëhet fjalë!
Luani
BËJ: Qartëso objektivat, domethënë rishiko disa plane të vjetra dhe shih se çfarë ia vlen të mbetet ende në lojë. Nëse diçka nuk të shërben më, lëre dhe vazhdo përpara! Në të njëjtën frymë, mbaj parasysh bisedat që të japin ushqim për mendim dhe shfrytëzo këshillat që dëgjon. Vetëm kujdes të mos e teprosh me analizat!
MOS BËJ: Mos këmbëngul te diçka vetëm sepse e kishe vendosur tre muaj më parë. Gjërat ndryshojnë dhe ti duhet të jesh gati për çdo mundësi, apo jo? Mos bëj sikur nuk e sheh që disa gjëra kanë arritur kulmin e tyre. Është e vështirë të ndryshojë kjo. Prandaj, mos mendo se ndryshimi i drejtimit është dështim. Nuk u bë nami!
Virgjëresha
BËJ: Jepi fort punës, negociatave dhe organizimit. Është koha të shkëlqesh! Shiko hollësitë që të tjerët i kalojnë pa i vënë re dhe shfrytëzo mundësitë që mund të të çojnë përpara. Sot dita të thotë të punosh shumë dhe ti nuk ke çfarë të bësh tjetër veçse ta dëgjosh, dakord? Për më tepër, po lëviz në terren të njohur.
MOS BËJ: Mos luaj sot rolin e kontrollorit të cilësisë së gjithë planetit. Gjithashtu, mos u bëj kaq kritik, sepse kjo është një “cilësi” që, për pak, nuk e vlerëson askush! Mos u përqendro aq shumë te pema, sa të përfundosh duke humbur të gjithë pyllin. Mos i shty me forcë situatat që kanë nevojë për kohë për t’u pjekur.
Peshorja
BËJ: Mbaj pranë vetes njerëzit që kanë logjikë dhe vizion të përbashkët me ty. Në këtë mënyrë jeta do të ecë pak më qetë dhe më shtruar. Megjithatë, bëj disa sqarime si në marrëdhëniet personale, ashtu edhe në bashkëpunime, pa u ndier në faj. Në të njëjtën kohë, ndërto baza më të qëndrueshme aty ku ia vlen.
MOS BËJ: Mos mbaj njerëz në jetën tënde vetëm për të mos prishur ekuilibrat. As sepse ke qejf të luash vazhdimisht rolin e diplomatit. Po bëhet pak hipokrite e gjithë kjo, nuk mendon? Mos thuaj “po” për çdo gjë vetëm që askush të mos keqkuptohet. Çfarë të intereson ty? Mos ki frikë të distancohesh nga ata që po shkojnë në një drejtim tjetër.
Akrepi
BËJ: Vëri në rregull financat, si për shembull faturat, borxhet, paratë e marra hua dhe detyrimet e tjera që mund të kesh. Në të njëjtën kohë, organizo kohën dhe energjinë. Mbaj mend se çdo gjë kërkon strategjinë e duhur, dakord? Mbyll detyrimet e papërfunduara që të rëndojnë prej kohësh, në mënyrë që të marrësh më në fund frymë.
MOS BËJ: Mos u panikos vetëm sepse janë grumbulluar shumë gjëra. Po sikur të mos i kishe lënë të gjitha për në momentin e fundit dhe tani të mos ishe futur kot në kaos? Çfarë të të them më! Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet ta ngarkosh veten me ankth shtesë, i cili në fund të fundit nuk zgjidh asnjë nga problemet e tua. Nganjëherë të vijnë ca ide të çuditshme edhe ty!
Shigjetari
BËJ: Merr pjesë në biseda serioze vetëm me njerëzit që kanë vërtet rëndësi për ty. Të tjerët vetëm sa krijojnë zhurmë të panevojshme. Qartëso synimet dhe pritshmëritë, si dhe vendos disa kufij të domosdoshëm. Situata të qarta, pra! Tregoje në praktikë atë që dëshiron dhe jo vetëm me fjalë, dakord?
MOS BËJ: Mos premto detin me kos. Sidomos kur e di se është e pamundur të realizosh qoftë edhe gjysmën e premtimeve! Mos u fut në përplasje vetëm për të vërtetuar se ke të drejtë. Mirë, e drejta zakonisht ndodhet diku në mes! E di këtë? Mos e ngatërro optimizmin me sipërfaqësinë, sepse në fund rezultati nuk do të jetë i mirë.
Bricjapi
BËJ: Organizo punët dhe detyrimet dhe krijo një program të strukturuar mirë. Çfarë mund të ketë më të mirë se kjo? Ah, po! Të ndihmosh njerëzit e tu, veçanërisht ata që kanë nevojë për mbështetjen tënde, dhe të përfundosh çdo gjë që ka mbetur përgjysmë. Vendos rregull edhe në shtëpi, sepse kjo mund të të bëjë mirë psikologjikisht.
MOS BËJ: Mos i bëj të gjitha vetë vetëm sepse mendon se të tjerët nuk janë të aftë. Janë të aftë, por ti ke krijuar bindjet e tua për ta ngritur veten. E panevojshme! Mos u fikso pas përsosmërisë. Nuk je i përsosur, ashtu siç nuk është askush, dhe kjo është në rregull! Gjithashtu, mos u anko sepse të tjerët nuk vrapojnë me ritmet e tua. I pyete nëse munden apo jo?
Ujori
BËJ: Fol me qëllimin për të shkëmbyer ide, për të krijuar plane dhe për ta çuar flirtin një hap më tej në dashuri, nëse ka interes. Edhe nëse nuk ka, mund ta krijosh ti interesin. Por me mënyrën e duhur! Megjithëse për këtë nuk kam frikë për ty! Shfrytëzo bisedat që mund të sjellin zhvillime të mira profesionale.
MOS BËJ: Mos prit që të tjerët ta kuptojnë atë që dëshiron ti përmes… telepatisë. Epo mirë! Me pak fjalë, mos e mbaj të fshehtë interesin dhe pastaj të pyesësh veten pse nuk ecën përpara çështja në dashuri. Në punë, mos hidh ide pa i mbështetur praktikisht as ti vetë. Kështu nuk frymëzon aspak besim!
Peshqit
BËJ: Vendos rregull në shtëpi dhe hapësirën personale, në detyrime dhe në financa. Të pret goxha punë. Ndoshta sepse kohët e fundit e ke lëshuar veten pas pushimeve dhe rehatisë. Prano ndihmë nga njerëzit që vërtet duan të të mbështesin. Shiko me qetësi rreziqet që po mendon të marrësh dhe llogarit me kujdes deri ku të lejojnë mundësitë.
MOS BËJ: Mos u mbështet vetëm tek intuita sepse kështu të leverdis. Nëse diçka shkon keq, më pas do të thuash “pse më ndodhi mua?”. Ja, pikërisht për këtë! Në punë, mos i shpërfill numrat dhe të dhënat praktike. Gjithashtu, mos thuaj “do ta shohim” për çështje që kërkojnë një vendim të qartë këtu dhe tani. Mbylle sa më shpejt këtë punë!
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






