

Çerekfinalja e tretë e Botërorit 2026 nisi me ritëm të ulët, por gjithçka ndryshoi në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, kur Norvegjia kaloi në avantazh dhe Anglia u kundërpërgjigj menjëherë.
Për rreth 20 minuta në Miami, dy skuadrat qëndruan në barazim pa gola, pa regjistruar asnjë goditje drejt portës. Anglia mbajti mbi 70% të posedimit të topit dhe kërkoi vazhdimisht hapësira në sulm, por goli i parë erdhi papritur nga Norvegjia.
Në minutën e 36-të, kundër rrjedhës së lojës dhe në aksionin e parë të rrezikshëm të norvegjezëve, Andreas Schjelderup zhbllokoi rezultatin. Nga krahu i majtë, ai realizoi një krosim-goditje spektakolare, duke e dërguar topin në këndin e largët të portës së Pickford për rezultatin 1-0.
Pas golit, ritmi i ndeshjes u rrit dhe Anglia shtoi presionin. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, “Tre Luanët” arritën të barazonin me një tjetër realizim të jashtëzakonshëm.
Jude Bellingham mori një pasim nga Gordon, kontrolloi në mënyrë perfekte topin, depërtoi mes dy kundërshtarëve dhe, nën presion, goditi bukur me të majtën, duke vendosur baraspeshën 1-1 para pushimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






