

Protestuesit që u mblodhën këtë të shtunë para Kryeministrisë kanë propozuar që një prej tubimeve të ardhshme të zhvillohet paradite.
Gjatë protestës së 42-të, pjesëmarrësit propozuan që më 23 korrik marshimi të nisë në orën 08:30 nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit.
Në tubim u ritheksuan edhe kërkesat e protestuesve, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe largimi i klasës aktuale politike.
Protesta e kësaj të shtune nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas vijoi para Kryeministrisë dhe me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






