Transmetuar më 11-07-2026, 23:18

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip "Benz" është përplasur nga pas me një automjet tip "Volkswagen". Si pasojë e aksidentit, një grua e moshuar ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në momentet e para pas aksidentit, forcat e ushtrisë që ndodheshin në zonë kanë disiplinuar qarkullimin deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Policia po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit