Transmetuar më 11-07-2026, 22:56

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mirakë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej automjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shpëtimin e saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit