

Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 42-të të tubimit qytetar në Tiranë.
Sipas informacioneve nga organizatorët, marshimi do të vijojë përgjatë Bashkisë së Tiranës, pranë Parlamentit, tek Ambasada Amerikane, më pas drejt zonës së stadiumit “Air Albania”, Presidencës dhe do të rikthehet sërish pranë Kryeministrisë.
Për rreth një orë e gjysmë, qytetarët kanë mbajtur fjalime para Kryeministrisë, të shoqëruar me pankarta dhe flamuj kuqezi, duke përsëritur kërkesat e tyre të shprehura gjatë 42 ditëve të protestës.
Organizatorët kanë deklaruar se tubimi do të vijojë të jetë një protestë qytetare. Në protestën e sotme raportohet pjesëmarrja edhe e qytetarëve nga diaspora dhe nga qytete të ndryshme të vendit.




Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






