Transmetuar më 11-07-2026, 22:00

Qytetarët kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së 42-të kundër qeverisë.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë vijuar thirrjet për ndryshim politik dhe largimin e klasës aktuale qeverisëse.

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” janë disa prej thirrjeve që po shoqërojnë marshimin e tyre.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë ditëve të fundit, tubimet kanë vijuar me marshime në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshime politike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit