Transmetuar më 11-07-2026, 21:31

Aktivisti Edison Lika ka kritikuar organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë, duke deklaruar se, sipas tij, vëmendja dhe burimet shtetërore janë fokusuar te eventi i artistit amerikan.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Lika u shpreh se tubimi i qytetarëve në shesh kishte më shumë pjesëmarrës se koncerti, ndërsa kritikoi edhe përdorimin e transportit publik për këtë aktivitet.

“E gjithë shteti sot në shërbim të Kanye West. Autobusët që nuk vijnë kurrë për qytetarët, sot kishin marrë emrin Kanye West. Transporti nuk është kurrë aty për qytetarët. Qeverisë sonë, sikur të mos mjaftonin lekët, i shtoi 4 milionë euro dhe prapë ky shesh ka shumë më shumë se aty. Në këtë shesh janë shqiptarët e lirë që këndojnë këngën e lirisë sonë. Rama, jep dorëheqjen”, tha Lika.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit