Transmetuar më 11-07-2026, 20:26

Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen lëvizjes, duke theksuar se protesta ka nevojë për mbështetjen e intelektualëve dhe të gjithë atyre që, sipas tij, kërkojnë ndryshim.

Gjatë fjalës së mbajtur në podium, protestuesi u shpreh se do të vazhdojë të marrë pjesë në tubime deri në largimin e klasës politike aktuale, ndërsa përsëriti mbështetjen për pesë kërkesat e protestës, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Jam gati të rri 420 ditë derisa kjo klasë të largohet. Ky sistem nuk na përfaqëson ne, shqiptarët e ndershëm që po tregojnë se nuk pajtohen më me të keqen. Kurrë më. Pajtohem me 5 kërkesat. Mbi të gjitha dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit.

Ju që na ndiqni dhe akoma nuk keni ardhur, kurrë nuk është vonë për të dalë nga skllavëria. Mos e shihni votën për një rrogë. Liria është më e shtrenjtë se jeta juaj. Kjo lëvizje ka nevojë për intelektualët e ndershëm të vendit. Të vini edhe këtu dhe të jepni kontributin tuaj. Moment historik për Shqipërinë. Egoja nuk duhet të bëhet pengesë për bashkimin tonë. Bashkë, të pandarë për Shqipërinë. Ne jemi europianë dhe kemi nevojë për ndihmën e miqve në BE dhe SHBA. Historia ka parë shumë faraonë, mbretër mizorë, në fund janë rrëzuar nga forca e drejtësisë dhe të mirës. Diktatoruci ynë është i pashpresë, ka rënë, duhet t’i japim të shtyrën e fundit”, u shpreh protestuesi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit