

Është identifikuar 36-vjeçari që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, në një subjekt privat të licencuar për përpunimin e drurit në Kolonjë.
Viktima është Saimir Yzenllari, banues në Pogradec, raporton noa.al.
Sipas të dhënave paraprake, 36-vjeçari ishte duke ngarkuar trupa druri, kur njëri prej tyre është shkëputur dhe e ka zënë poshtë.
Për shkak të plagëve të marra, Yzenllari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen e punëtorit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






