

Kolonjë – Një 36-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, në një subjekt privat të licencuar për përpunimin e drurit në Kolonjë.
Viktima është Saimir Yzenllari, raporton noa.al.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, banues në Pogradec, ishte duke ngarkuar trupa druri kur njëri prej tyre është shkëputur, duke e zënë poshtë.
Për pasojë, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksidentin me pasojë vdekjen e punëtorit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






