Transmetuar më 11-07-2026, 15:50

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 15 korrik, në orën 18:00, ku në rendin e ditës është parashikuar zgjedhja e strukturave të reja drejtuese të partisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, PD bëri të ditur se në këtë mbledhje do të zgjidhet ekipi që do të asistojë kryetarin e partisë në drejtimin e saj.

Sipas njoftimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar pritet të votojnë për zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, nënkryetarëve, Sekretariatit të PD-së, si dhe Komisionit të Apelimit.

Mbledhja do të zhvillohet të mërkurën, më 15 korrik, ndërsa në rendin e ditës është përfshirë edhe pika “Të tjera”.

Vendimmarrja vjen pas procesit të riorganizimit të strukturave të partisë dhe synon përcaktimin e ekipit drejtues që do të shoqërojë kryetarin e PD-së në drejtimin e mëtejshëm të forcës politike.

Njoftimi i PD:

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar!

Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.

Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite:

1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht:

a-)Sekretarit të Përgjithshëm;

b-)Nënkryetarëve të PD-së;

c-)Sekretariatit të PD-së;

d-)Komisionit të Apelimit të PD-së.

2-Të tjera.

Ju falemnderit!.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit