

Tre persona të shpallur në kërkim nga autoritetet janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë dhe në Portin e Sarandës.
Sipas Policisë, në pikën kufitare të Qafë Botës u arrestua një 20-vjeçar nga Saranda, i cili rezultonte i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe prishjen e qetësisë publike.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër në një zonë të banuar të Sarandës.
Po në Qafë Botë u ndalua edhe një 27-vjeçar nga Divjaka, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosje” nga autoritetet në Tiranë.
Ndërkohë, në Portin e Sarandës u arrestua një 43-vjeçar me banim në Angli, i cili rezultonte i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrim”.
Tre personat e ndaluar iu dorëzuan strukturave përkatëse të Policisë për vijimin e procedurave ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






