Transmetuar më 11-07-2026, 14:39

Një armë e dytë zjarri është gjetur nga Policia pranë vendit ku mbrëmjen e 9 korrikut u vra Ilir Gjini, në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit.

Sipas informacioneve paraprake, arma është zbuluar pas një kontrolli të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor, i cili është orientuar edhe nga deklarimet e personave të shoqëruar për këtë ngjarje.

Arma e sekuestruar është një revolver dhe është dërguar për ekspertizë balistike. Përmes saj pritet të përcaktohet nëse mjeti është përdorur gjatë konfliktit, kujt i përket dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri mes personave të përfshirë.

Zbulimi i armës së dytë ka ngritur dyshimet e hetuesve se në vendin e krimit mund të kenë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë, përveç viktimës dhe autorit të dyshuar.

Për vrasjen e Ilir Gjinit është shpallur në kërkim Emiljan Suti, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë pasur rol në konflikt.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit