

Shërbimet e Policisë së Lezhës dhe ekipi i urgjencës mjekësore kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë një 71-vjeçari, i cili u dëmtua në një zonë malore mbi Kalanë e Lezhës.
Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së sinjalizimit, efektivët e Policisë, në bashkëpunim me ekipin e Spitalit Rajonal të Lezhës, u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.
Dyshohet se i moshuari, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë, është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime që ia bënë të pamundur lëvizjen.
Pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, 71-vjeçari u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, ai u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e Lezhës thekson se mbetet e angazhuar në ofrimin e ndihmës për qytetarët dhe apelon që, në çdo rast emergjence apo problematike, të kontaktohet numri pa pagesë 112.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






