Transmetuar më 11-07-2026, 12:00

Një i ri ishte ndaluar së fundi nga policia me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani. Gjykata duket se kishte vendosur arrest shtëpie ndaj Amir Muaremi i shpëtoi qëndrimit në qelitë shqiptare.

Por, për të shmangur edhe qelitë gjermane, i riu duke përfituar nga rasti që ishte nën masën e butë të sigurisë, arrest shtëpie, mori arratinë dhe u zhduk në drejtim të paditur.

Kur autoritetet shkuan në banesë, mesa duket për ta dërguar me pranga në Gjermani, ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Këtu u fut në lojë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër. Ajo, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe në prezencën e prokurorit të gatshëm, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Megian Gani Ademi, 32 vjeç.

I riu i forcave blu është specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër. Për shkak se Muaremi mori arratinë, tani Ademi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë", tha AMP.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ndërsa Agjencia e Mbikqyrjes Policore mbetet e angazhuar për të hetuar çdo paligjahmëri të kryer në rradhët e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit