Transmetuar më 11-07-2026, 07:56

TIRANË – Në kuadër të koncertit të artistit amerikan Kanye West, që zhvillohet këtë të shtunë në zonën e Kasharit, Policia e Tiranës ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 07:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës "Durrës–Tiranë", nga "Eiffeli" deri te "Casa Italia", ndërsa ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet.

Po në të njëjtin interval kohor do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës "Durrës–Tiranë" në rrethrrotullimin e "Casa Italia".

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin "Casa Italia" – rruga "Pavarësia" – rruga "Sokrat Miho", si edhe në itinerarin "Sokrat Miho" – "Kasem Shima" – "7 Nëntori", i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Policia bën me dije se edhe në aksin nga Ura e Institutit deri te "Casa Italia" mund të ketë bllokime të pjesshme të trafikut, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve në koncert.

Gjatë orareve të kufizimeve, akses në zonat e bllokuara do të kenë vetëm automjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre dhe të përdorin akse alternative për të shmangur vonesat.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit