Transmetuar më 11-07-2026, 07:54

TIRANË – Shqipëria do të dominohet edhe sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të mesditës priten kalime të pakta vranësirash, pa ndikuar ndjeshëm në kushtet e motit.

Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat bregdetare deti Adriatik dhe deti Jon do të jenë të qetë, me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit