Transmetuar më 10-07-2026, 23:15

Spanja ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi ka mposhtur Belgjikën me rezultatin 2-1 në një përballje të vendosur nga tre gola.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente kaloi e para në avantazh me anë të Fabian Ruiz, i cili zhbllokoi rezultatin për spanjollët. Belgjika reagoi shpejt dhe arriti të barazojë me Charles De Ketelaere.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt minutave shtesë, Mikel Merino shënoi golin vendimtar në fund të takimit, duke i dhuruar Spanjës kualifikimin në fazën tjetër.

Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Francën, në një duel që pritet të jetë një nga përballjet më të forta të këtij Botërori.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit