

Seria e jashtëzakonshme e Spanjës pa pësuar gol në Kupën e Botës ka marrë fund pas 649 minutash lojë, pasi sulmuesi belg Charles De Ketelaere ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Përfaqësuesja spanjolle kishte ndërtuar një mbrojtje të fortë në këtë kompeticion, duke e mbajtur portën të paprekur në gjashtë ndeshje radhazi. Kjo ecuri historike kishte nisur pas humbjes 1-2 ndaj Japonisë në fazën e grupeve të Botërorit 2022.
Megjithatë, pas më shumë se dhjetë orësh lojë pa pësuar gol, Belgjika arriti të thyejë “murin” spanjoll. Goli i De Ketelaeres nuk ndikoi vetëm në rezultatin e sfidës, por i dha fund edhe serisë më të gjatë të portës së paprekur të regjistruar ndonjëherë në historinë e Kupës së Botës.
Ky moment riktheu edhe një herë në vëmendje faktin se, pavarësisht statistikave dhe rekordeve, në futboll asnjë skuadër nuk është e pamposhtur.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






