Transmetuar më 10-07-2026, 23:03

TIRANË – Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, duke u ndalur edhe pranë Rrugës së Ambasadave, ku aktivistët u kanë bërë thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të denoncojnë rastet e tyre.

Aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni, u kërkoi protestuesve që ndihen të kërcënuar apo deklarojnë se janë përballur me presione, t’u drejtohen ambasadave për të paraqitur shqetësimet e tyre.

“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh Dalipi gjatë marshimit.

Gjatë lëvizjes së tyre në kryeqytet, protestuesit kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, ata kanë përsëritur kërkesat e tyre politike dhe kundërshtimet ndaj qeverisë.

Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e rendit publik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit